Pas fitores ndaj Feronikelit, tani KB Ylli përballet ndaj KB Lipjanit

13.01.2020

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ndeshjen e fundit e luajti kundër Feronikelit, ku shënoi fitore të lehtë me rezultat 106:71 (24:16, 29:17, 32:11, 21:27), kjo ndeshje ishte në kuadër të javës së 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Por, tashmë KB Golden Eagle Ylli e ka konfirmuar edhe ndeshjen e radhës, ku […]

Pas fitores ndaj Feronikelit, tani KB Ylli përballet ndaj KB Lipjanit Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ndeshjen e fundit e luajti kundër Feronikelit, ku shënoi fitore të lehtë me rezultat 106:71 (24:16, 29:17, 32:11, 21:27), kjo ndeshje ishte në kuadër të javës së 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Por, tashmë KB Golden Eagle Ylli e ka konfirmuar edhe ndeshjen e radhës, ku këtë herë do të përballet ndaj KB Lipjanit.

Ndeshja mes Lipjanit e Yllit do të zhvillohet të mërkurën më 15 janar 2020, duke filluar prej orës 17:00.

Ky derbi do të zhvillohet në palestrën “BetterLife” në Lipjan.