Ndryshon tabela në Superligë, KB Ylli ngritet në pozitën e dytë

16.01.2020

Dje klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli zhvilloi ndeshjen e xhiros së 20-të ndaj KB Lipjanit në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. KB Ylli shënoi një fitore të lehtë, kështu duke e mposhtur Lipjanin me rezultat 79:100 (21:29, 12:21, 17:26, 29:24). Skuadra nga Suhareka e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar […]

Ndryshon tabela në Superligë, KB Ylli ngritet në pozitën e dytë Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Dje klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli zhvilloi ndeshjen e xhiros së 20-të ndaj KB Lipjanit në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

KB Ylli shënoi një fitore të lehtë, kështu duke e mposhtur Lipjanin me rezultat 79:100 (21:29, 12:21, 17:26, 29:24).

Skuadra nga Suhareka e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 21:29, derisa me lojë të mirë vazhdoi edhe në periudhën e dytë, 12:21, duke shkuar në pushim me rezultat 33:50. Mysafirët vazhduan të dominojnë edhe në periudhën e tretë, duke e fituar 17:26, derisa ajo e fundit përfundoi 29:24, megjithatë, Ylli triumfoi në fund me rezultat 79:100.

Te Lipjani u dalluan dyshja Warren Winson me 32 pikë dhe Tamas Bruce me 30 pikë e 12 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan vendorët Arbër Berisha me 20 pikë, Samir Zekiqi me 20 dhe Valon Bunjaku me 18.

Me këtë fitore u ndryshua edhe tabela e Superligës, ku skuadra nga Suhareka, KB Golden Eagle Ylli u ngrit në pozitën e dytë me 30 pikë, kësisoj duke lënë pas KB Rahovecin me 29 pikë pikë dhe Ponte Prizrenin me 28 pikë.

KB Ylli deri më tani ka 12 ndeshje të fituara dhe 6 të tjera të humbura.