🏀 Lojtari i KB Golden Eagle Yllit në top 5-shen e gjysmëstinorit në Superligë

Pas 18 botimeve të pesëshes së javës në kuadër të Superligës, TopSporti ka përzgjedhur edhe pesëshen më të mirë të pjesës së parë të stinorit në Superligë, bazuar në pesëshet e javës.

Gjatë këtyre xhirove, 36 lojtarë të ndryshëm arritën të hyjnë në pesëshen e javës, prej tyre u dalluan 5 lojtarë që u zgjodhën më së shumti në më të mirët e javës.

Kështu, me nga 7 paraqitje në 5-shen e javës, Malcolm Canada (Prizreni) dhe Fahro Alihodzic (Prishtina) janë basketbollistët që janë zgjedhur më së shumti në më të mirët e javës, raporton TopSporti.

Me nga 6 paraqitje në këto 18 xhiro, janë zgjedhur Samir Zekiqi (Golden Eagle Ylli) dhe Terik Bridgeman (Bashkimi), që ishin më të mirët në skuadrat e tyre gjatë gjysmëstinorit.

Edhe pse nuk është më te skuadra e Rahovecit, Justin Gray me 4 paraqitje në pesëshen e javës, ishte më i miri te vreshtarët për stinorin vjeshtor.

Kështu, pesëshja e gjysmëstinorit në Superligë është kjo: Malcolm Canada (Prizreni), Justin Gray (Rahoveci), Samir Zekiqi (Golden Eagle Ylli), Terik Bridgeman (Bashkimi) dhe Fahro Alihodzic (Prishtina).

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.