Kupa e Kosovës sjell derbin në Suharekë, KB Ylli B – Prishtina e Re

17.12.2019

Kupa e Kosovës ka sjellur mjaft ndeshje interesante, por ajo që do të merrë vëmendjen e të gjithëve është derbi Suharekë mes KB Golden Eagle Ylli B dhe Prishtina e Re. Derbi do të zhvillohet nesër më 18 dhjetor 2019 në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë. Ndeshja e nesërme pritet të fillojë prej orës […]

Kupa e Kosovës sjell derbin në Suharekë, KB Ylli B – Prishtina e Re Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Kupa e Kosovës ka sjellur mjaft ndeshje interesante, por ajo që do të merrë vëmendjen e të gjithëve është derbi Suharekë mes KB Golden Eagle Ylli B dhe Prishtina e Re.

Derbi do të zhvillohet nesër më 18 dhjetor 2019 në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë.

Ndeshja e nesërme pritet të fillojë prej orës 19:00, ku këto dy klube basketbollistike ndodhen në grupin D të Kupës së Kosovës.

Kujtojmë se më 8 nëntor në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti për Kupën e Kosovës në basketboll.

Në konkurrencën e meshkujve janë katër grupe A, B, C dhe D me nga shtatë skuadra.

Në Grupin A janë: Rahoveci, Trepça, Lipjani, Vushtrria, AS Prishtina, Dukagjini dhe Fushë Kosova.

Në Grupin B janë: Bashkimi, Feronikeli, Vëllaznimi, Drita, Borea, United Basketball dhe Gjakova.

Në Grupin C janë: Sigal Prishtina, Golden Eagle Ylli, New Basket, Kerasan Prishtina, AS Kastrioti, Mega Sport dhe Sfera.

Në Grupin D janë: Peja, Ponte Prizreni, Istogu, Prishtina e Re, Kaçaniku, Golden Eagle Ylli B dhe Llapi.