Kupa e Kosovës, KB Ylli ndaj KB Mega, fituesi plasohet në FINAL 8

20.01.2020

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ndeshjen e fundit e luajti në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, ku në këtë ndeshje u përballë ndaj KB Trepçës. KB Ylli shënoi fitore ndaj Trepçës me rezultat 90:83 (26:21, 26:20, 16:23, 22:19). Ylli e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 26:21, […]

Kupa e Kosovës, KB Ylli ndaj KB Mega, fituesi plasohet në FINAL 8 Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ndeshjen e fundit e luajti në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, ku në këtë ndeshje u përballë ndaj KB Trepçës.

KB Ylli shënoi fitore ndaj Trepçës me rezultat 90:83 (26:21, 26:20, 16:23, 22:19).

Ylli e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 26:21, derisa me lojë të mirë vazhdoi edhe në periudhën e dytë, që e fitoi 26:20, duke shkuar në pushim me rezultat 52:41. Mitrovicasit u rikthyen në periudhën e tretë, duke e fituar 16:23, por Ylli nuk e lëshoi fitoren nga duart dhe ruajti epërsinë e krijuar, duke triumfuar në fund me rezultat 90:83.

Ndërsa sot KB Golden Eagle Ylli përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ndeshja e radhës do të jetë në kuadër të Kupës së Kosovës.

Në kuadër të Kupës së Kosovës, KB Ylli do të përballet ndaj KB Mega Basket nga Prizreni, ku pas kësaj ndeshje fituesi plasohet në FINAL 8, i cili fillonë nga data 11 shkurt deri më 15 shkurt.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkuren duke filluar nga ora 19:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Të gjithë personat që dëshirojnë ta ndjekin ndeshjen për së afërmi hyrja në palestër është falas.