Klubi nga Suhareka, KB Golden Eagle YLLI: Solidarizohemi me vllezërit tanë në Shqipëri që u goditën nga tërmeti

26.11.2019

Shqipëria është tronditur pas tërmeteve të fuqishme në mëngjesin e së martës. Tërmeti më i madh ishte ai i orës 4 të mëngjesit, 6.4 ballë. Deri më tani janë konfirmuar 15 viktima e qindra të plagosur. Për këtë tragjedi ka reaguar me një postim edhe klubi basketbollistik nga Suhareka, KB Golden Eagle YLLI, ku ky […]

Klubi nga Suhareka, KB Golden Eagle YLLI: Solidarizohemi me vllezërit tanë në Shqipëri që u goditën nga tërmeti Foto: Ilustrim

Shqipëria është tronditur pas tërmeteve të fuqishme në mëngjesin e së martës.

Tërmeti më i madh ishte ai i orës 4 të mëngjesit, 6.4 ballë.

Deri më tani janë konfirmuar 15 viktima e qindra të plagosur.

Për këtë tragjedi ka reaguar me një postim edhe klubi basketbollistik nga Suhareka, KB Golden Eagle YLLI, ku ky klub solidarizohet me vllezërit tanë në Shqipëri që u goditën nga tërmeti.

Po ashtu KB YLLI ka shprehur ngushëllime për gjithë të vdekurit dhe ka uruar që shpejt të kthehet normaliteti.

“Solidarizohemi me vllezërit tanë në Shqipëri që u goditën nga tërmeti. Ngushëllime për gjithë të vdekurit dhe urojmë që shpejt të kthehet normaliteti”, thuhet në njoftimin e KB Yllit në Facebook.