Klubi KB Golden Eagle YLLI me kryetar të ri

09.10.2019

Më 9 tetor 2019 u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm. Në këtë Kuvend u diskutua për situatën në klub dhe disa prej problemeve të trashëguara financiare. Pas kësaj nga Kuvendi u propozua shkarkimi i kryetarit të deritashëm Naim Berisha. Delegatët, që në numër ishin 24, votuan unanimisht për shkarkim. Për punën e deritashme u falenderua. Kuvendi […]

Klubi KB Golden Eagle YLLI me kryetar të ri Foto: Ilustrim

Më 9 tetor 2019 u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm. Në këtë Kuvend u diskutua për situatën në klub dhe disa prej problemeve të trashëguara financiare.

Pas kësaj nga Kuvendi u propozua shkarkimi i kryetarit të deritashëm Naim Berisha. Delegatët, që në numër ishin 24, votuan unanimisht për shkarkim. Për punën e deritashme u falenderua.

Kuvendi propozoi që kryetar të zgjidhet profesor Hamdi Bytyçi, për çka u votua unanimisht.

Kryetari i ri, Hamdi Bytyçi para delegatëve të Kuvendit të Klubit tha se kjo detyrë nuk është privilegj, por përgjegjësi për t’i ndihmuar klubit. Gjithashtu, falenderoi paraardhësin për punën e deritashme.

Gjithashtu, në këtë mbledhje Kuvendi u zgjodh Bekim Kryeziu që të jetë drejtor operativ.