KB Ylli shënon fitore ndaj Teutës së Durrësit

10.09.2019

Klubi basketbollistik nga Suhareka, KB Ylli ka shënuar fitore në një ndeshje miqësore ndaj Teutës së Durrësit. KB Ylli falë “luanëve” të skuadrës shënoi fitore me rezultat 90 – 102. “Ekipi ynë tregoi se kanë mjaftuar stërvitjet për të pasur një komponim fantastik mes lojtarëve. Kjo ndeshje ishte një indikacion i mirë për vazhdimësinë e […]

KB Ylli shënon fitore ndaj Teutës së Durrësit Foto: Ilustrim

Klubi basketbollistik nga Suhareka, KB Ylli ka shënuar fitore në një ndeshje miqësore ndaj Teutës së Durrësit.

KB Ylli falë “luanëve” të skuadrës shënoi fitore me rezultat 90 – 102.

“Ekipi ynë tregoi se kanë mjaftuar stërvitjet për të pasur një komponim fantastik mes lojtarëve. Kjo ndeshje ishte një indikacion i mirë për vazhdimësinë e sezonës”, ka shkruar KB Ylli në Facebook.

Sipas KB Ylli një gjë është e sigurt se fitore të tilla do të ketë me bollëk.