KB Ylli është shndërruar në sinonim të fitores, mposhti edhe Trepçën në Suharekë

05.10.2019

Klubi nga Suhareka, KB Golden Eagle YLLI ka triumfuar edhe në ndeshjen e radhës, ku këtë herë e mposhti KB Trepçën. KB YLLI e ka mposhtur KB Trepçën me rezultat të ngushtë 90:80, kjo ndeshje filloi në orën 17:00 në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë. Edhe një fitore e lehtë. Rezultati i ngushtë nga […]

KB Ylli është shndërruar në sinonim të fitores, mposhti edhe Trepçën në Suharekë Foto: Ilustrim

Klubi nga Suhareka, KB Golden Eagle YLLI ka triumfuar edhe në ndeshjen e radhës, ku këtë herë e mposhti KB Trepçën.

KB YLLI e ka mposhtur KB Trepçën me rezultat të ngushtë 90:80, kjo ndeshje filloi në orën 17:00 në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë.

Edhe një fitore e lehtë. Rezultati i ngushtë nga një angazhim mesatar, ishte tregues i një ekipi kaq të komponuar sikur Golden Eagle YLLI.

Klubi Suharekas, KB Golden Eagle Ylli është shndërruar në sinonim të fitores.

“Bëhuni gati të enjtën shkojmë në Prizren për fitoren e radhës ndaj Bashkimit”, ka njoftuar KB Ylli. në facebook.