KB Golden Eagle YLLI sonte fillon stërvitjet për këtë sezonë

19.08.2019

Skuadra basketbollistike nga Suhareka, KB Golden Eagle YLLI pas transferimeve të basketbollistëve, sot ka vendosur që së bashku me ta të fillojnë stërvitjet e para për këtë sezonë. KB YLLI pritet të tregojë sukses të shkëlqyeshëm në garat e kësaj sezone pasi që ka “rrëmbyer” shumë yje të basketbollit kosovar. Skuadra nga Suhareka ka vendosur […]

KB Golden Eagle YLLI sonte fillon stërvitjet për këtë sezonë Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Skuadra basketbollistike nga Suhareka, KB Golden Eagle YLLI pas transferimeve të basketbollistëve, sot ka vendosur që së bashku me ta të fillojnë stërvitjet e para për këtë sezonë.

KB YLLI pritet të tregojë sukses të shkëlqyeshëm në garat e kësaj sezone pasi që ka “rrëmbyer” shumë yje të basketbollit kosovar.

Skuadra nga Suhareka ka vendosur që stërvitjet të fillojnë sot nga ora 19:00 në palestrën e Suharekës “13 Qershori”.

KB YLLI ka njoftuar publikun se sonte ky ekip në stërvitje nuk do të jetë e kompletuar pasi që disa nga lojtarët e rinj nuk kanë arritur ende në Suharekë.

Po ashtu, YLLI ka njoftuar se ende nuk janë prezantuar të gjithë përforcimet e klubit, kjo nënkupton se ditëve të ardhshme do të ketë shumë risi në këtë klub sa i përket përforcimeve.

Ndërsa sa i përket stërvitjeve që do të fillojnë sonte, këto stërvitje do të jenë të hapur për publikun, të gjithë të interesuarit mund të shkojnë në palestrën “13 Qershori” duke filluar nga ora 19:00.