KB Golden Eagle Ylli me përforcime të reja

10.08.2019

Klubi nga Suhareka, KB Golden Eagle Ylli siç duket e ka marrur më se seriozisht sezonën e re, duke paralajmëruar përforcime të reja dhe brenda pak ditëve bëhet zyrtarizimi i tyre. KB Golden Eaglen Ylli është pak ditë para zyrtarizimit të përforcimeve, mirëpo klubi suharekas ka diçka që tjerëve do të ju duhet dekada për […]

KB Golden Eagle Ylli me përforcime të reja Foto: Ilustrim

Klubi nga Suhareka, KB Golden Eagle Ylli siç duket e ka marrur më se seriozisht sezonën e re, duke paralajmëruar përforcime të reja dhe brenda pak ditëve bëhet zyrtarizimi i tyre.

KB Golden Eaglen Ylli është pak ditë para zyrtarizimit të përforcimeve, mirëpo klubi suharekas ka diçka që tjerëve do të ju duhet dekada për ta kultivuar.

Armata e basketbollistëve të dalë nga akademia e KB Yllit janë shpirti i qytetit, që tregojnë se historia e klubit suharekas është më e madhe se një sezonë.

Egzon Kuçi, Drilon e Altin Shala dhe Getoar Arifaj sot thanë që Suharekës do t’i qëndrojnë në krah për një sezonë interesante!