KB Golden Eagle Ylli – Femrat po rikthehen

15.10.2019

Pas një pauze të shkurtër, rikthehet basketbolli femëror në klubin e Suharekës, KB Golden Eagle Ylli duke synuar majat më të larta në këtë kategori. Të gjithë të interesuarat mund të fillojnë stërvitjet sot, më 15 tetor 2019, nga ora 13:00, në Palestrën Sportive “13 Qershori”. Grupmoshat që do fillojnë stërvitjet janë nga 2002 deri […]

KB Golden Eagle Ylli – Femrat po rikthehen Foto: Ilustrim

Pas një pauze të shkurtër, rikthehet basketbolli femëror në klubin e Suharekës, KB Golden Eagle Ylli duke synuar majat më të larta në këtë kategori.

Të gjithë të interesuarat mund të fillojnë stërvitjet sot, më 15 tetor 2019, nga ora 13:00, në Palestrën Sportive “13 Qershori”.

Grupmoshat që do fillojnë stërvitjet janë nga 2002 deri në 2012.

Ekipi pas komponimit do të zhvillojë garat në Ligën e Parë të Kosovës.

Për masovizim dhe fillim të mbarë çdo angazhim është pa pagesë deri në Shtator të vitit 2020.