Java e Final 8, të mërkurën çerekfinalja Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

10.02.2020

Për pesë ditë me radhë, Rahoveci do të jetë qytet i basketbollit, ku do të zhvillohen ndeshjet e “Oso Termosistem Final 8” të Kupës. Nga 11 deri më 15 shkurt priten ndeshje shumë interesante dhe atmosferë e jashtëzakonshme në palestrën “Mizahir Isma”. Një nga takimet më interesante do të jetë ajo e klubit suharekas, Golden […]

Java e Final 8, të mërkurën çerekfinalja Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina Foto: KB Golden Eagle Ylli - (Rexh Gashi)

Për pesë ditë me radhë, Rahoveci do të jetë qytet i basketbollit, ku do të zhvillohen ndeshjet e “Oso Termosistem Final 8” të Kupës.

Nga 11 deri më 15 shkurt priten ndeshje shumë interesante dhe atmosferë e jashtëzakonshme në palestrën “Mizahir Isma”.

Një nga takimet më interesante do të jetë ajo e klubit suharekas, Golden Eagle Yllit ndaj Sigal Prishtinës.

Kjo është hera e dytë radhazi që Final 8 zhvillohet në Rahovec, kurse në këtë edicion pritet të jetë edhe më spektakolar, derisa organizatorët besojnë se, do të jetë më i miri i organizuar deri më tani.

Përveç ndeshjeve interesante në parket, gjithashtu edhe tifozët pritet të mbushin palestrën në Rahovec për pesë ditë me radhë.