Ja kur do të zhvillohet ndeshja e mbetur e Superligës, Sigal Prishtina vs Golden Eagle Ylli

06.12.2019

Dje u zhvillua xhiro e 15-të e Superligës së Kosovës në basketboll, ku u përballën KB Rahoveci ndaj KB Golden Eagle Ylli. Përballjen e djeshme e fitoi klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli me rezultat 68:69 (23:17, 13:19, 19:15, 13:18). Por, ndeshja e xhiros së 9-të ndërmjet Sigal Prishtinës dhe KB Yllit kishte mbetur […]

Ja kur do të zhvillohet ndeshja e mbetur e Superligës, Sigal Prishtina vs Golden Eagle Ylli Foto: Ilustrim

Dje u zhvillua xhiro e 15-të e Superligës së Kosovës në basketboll, ku u përballën KB Rahoveci ndaj KB Golden Eagle Ylli.

Përballjen e djeshme e fitoi klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli me rezultat 68:69 (23:17, 13:19, 19:15, 13:18).

Por, ndeshja e xhiros së 9-të ndërmjet Sigal Prishtinës dhe KB Yllit kishte mbetur pa u zhvilluar, pasi që kryeqytetasit kanë pasur angazhime në kuadër të FIBA Europe Cup.

Ndërsa tani Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ndeshja e xhiros së 9-të do të zhvillohet të mërkurën më 11.12.2019, ku do të përballen Sigal Prishtina vs Golden Eagle Ylli me fillim prej orës 19:00.