Golden Eagle Ylli nuk ka të ndalur, sot zhvillon ndeshjen gjysmëfinale ndaj Bashkimit

13.02.2020

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli dje ka zhvilluar ndeshjen çerekfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 64:69, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll. Çerekët e para të kësaj ndeshje ishin shumë të barabartë, me të dy skuadrat që nuk arrinin të krijonin epërsi të lartë dhe kjo pjesë përfundoi […]

Golden Eagle Ylli nuk ka të ndalur, sot zhvillon ndeshjen gjysmëfinale ndaj Bashkimit Foto: KB Golden Eagle Ylli

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli dje ka zhvilluar ndeshjen çerekfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 64:69, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Çerekët e para të kësaj ndeshje ishin shumë të barabartë, me të dy skuadrat që nuk arrinin të krijonin epërsi të lartë dhe kjo pjesë përfundoi 17:16 për Prishtinën me një tre pikësh në fund nga Anothy Goods.

Por, periudhën e fundit klubi suharekas e nisi më mirë, duke pasur epërsi deri në tetë, Prishtina arriti afrohet në fund 64:67, por nuk arriti të bëjë më shumë dhe Ylli triumfoi me rezultat 64:69 për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës.

Fahro Alihoxhiq ishte më i dalluari te Sigal Prishtina me 10 pikë e 13 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli shënuesi më i mirë ishte Samir Zekiqi me 13 sosh.

Ndërsa KB Golden Eagle Ylli nuk ka të ndalur, pasiqë edhe sot do të zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale ndaj Bashkimit, ku klubi prizrenas u kualifikua në gjysmëfinale duke e mposhtur Feronikelin.

Ndeshja gjysmëfinale KB Ylli – KB Bashkimi do të fillojë nga ora 16:30, në palestrën Mizair Isma në Rahovec.