Golden Eagle Ylli mposhtet nga Sigal Prishtina, shpallet kampione vjeshtore

20.12.2019

Sigal Prishtina ka mundur Golden Eagle Yllin në udhëtim me rezultat 79:82 (15:17, 26:25, 18:23, 20:17) në kuadër të javës së 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Me këtë fitore, Prishtina është shpallur kampione vjeshtore me 29 pikë. Sa i përket ndeshjes, ajo ishte shumë interesante dhe dramatike. Çereku i parë ishte i barabartë […]

Golden Eagle Ylli mposhtet nga Sigal Prishtina, shpallet kampione vjeshtore Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Sigal Prishtina ka mundur Golden Eagle Yllin në udhëtim me rezultat 79:82 (15:17, 26:25, 18:23, 20:17) në kuadër të javës së 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Me këtë fitore, Prishtina është shpallur kampione vjeshtore me 29 pikë.

Sa i përket ndeshjes, ajo ishte shumë interesante dhe dramatike. Çereku i parë ishte i barabartë dhe përfundoi me rezultat 15:17 për prishtinasit. Edhe periudha e dytë ishte shumë e barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në epërsi dhe përfundon 26:25 për therandasit. Në periodën e tretë, kryeqytetasit ishin më të mirë dhe fitojnë me rezultat 18:23. Dhjetëminutëshi i fundit ishte shumë interesant dhe i barabartë. Edhe pse Ylli e fitoi këtë çerek 20:17, nuk arriti të shmang humbjen dhe në fund Sigal Prishtina triumfon me rezultat 79:82.

Te Golden Eagle Ylli u dallua Samir Zekiqi me 24 pikë e tetë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Fahro Alihoxhiq me 20 pikë e 18 kërcime dhe Divine Myles me 26 pikë e tetë asistime.

Sigal Prishtina e përfundon stinorin vjeshtor me 13 fitore dhe tri humbje, kurse Golden Eagle Ylli me 10 fitore dhe gjashtë humbje.