Golden Eagle Ylli mposht Bashkimin, kualifikohet në finale

13.02.2020

Golden Eagle Ylli ka mundur Bashkimin me rezultat 79:69 (24:12, 14:23, 18:11, 23:23) për tu kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në basketboll. Ylli e nisi ndeshjen për mrekulli, duke qenë në epërsi dhe çerekun e parë e përfundoi në të mirë të tij me rezultat 24:12. Por, Bashkimi u këndell në periudhën e […]

Golden Eagle Ylli mposht Bashkimin, kualifikohet në finale Foto: Ilustrim

Golden Eagle Ylli ka mundur Bashkimin me rezultat 79:69 (24:12, 14:23, 18:11, 23:23) për tu kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Ylli e nisi ndeshjen për mrekulli, duke qenë në epërsi dhe çerekun e parë e përfundoi në të mirë të tij me rezultat 24:12.

Por, Bashkimi u këndell në periudhën e dytë, duke u rikthyer në lojë, madje barazoi shifrat në 31:31, për të kaluar më pas në epërsi 33:35, por skuadra therandase shkoi në pushim me tri pikë epërsi 38:35.

Në periudhën e tretë u zhvillua një lojë shumë interesante, derisa Ylli sërish e nisi më mirë, duke e fituar këtë pjesë 18:11, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 56:46 për skuadrën nga Theranda. 10 minutat ishin tërësisht të barabartë, ku Ylli ruajti epërsinë e krijuar, derisa Bashkimi nuk arriti përmbysjen dhe në fund Golden Eagle Ylli triumfoi me rezultat 79:69, derisa në finale e pret fituesin e ndeshjes Rahoveci-Peja.

Te Ylli u dalluan Devonte Browen me 17 pikë, Egzon Kuqi me 14, Jameel McKay me 10 pikë e 15 kërcime dhe Samir Zekiqi me 10 pikë e pesë kërcime, derisa te Bashkimi më të mirët në parket ishin Stevie Clark me 19 pikë, Corey Ross me 16 dhe Terik Bridgeman me 16.