Gjest i ulët në Rahovec, një grup e godet mjetin e transportit të KB Yllit duke i dëmtuar gomat

08.02.2020

Përmes një njoftimi në Facebook, klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka bërë të ditur se grupmoshat e U-18 dhe U-16 kanë zhvilluar ndeshje me KB Rahovecin. Në ndeshjen, ku u përballen grupmoshat U-18, Rahoveci shënoi fitore me rezultat 73-61 ndaj KB Ylli, ndërsa në grupmosht U-16, klubi suharekas e mposhti klubin rahovecian me […]

Gjest i ulët në Rahovec, një grup e godet mjetin e transportit të KB Yllit duke i dëmtuar gomat Foto: Ilustrim

Përmes një njoftimi në Facebook, klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka bërë të ditur se grupmoshat e U-18 dhe U-16 kanë zhvilluar ndeshje me KB Rahovecin.

Në ndeshjen, ku u përballen grupmoshat U-18, Rahoveci shënoi fitore me rezultat 73-61 ndaj KB Ylli, ndërsa në grupmosht U-16, klubi suharekas e mposhti klubin rahovecian me rezultat të thellë 49 – 71.

Por ky rezultat nuk ka fare rendësi kur vihen ne rrezik fëmijët e klubit Golden Eagle Ylli.

Klubi suharekas ka njoftuar se para ndeshjeve deri sa po futeshin në palestër nje grup i organizuar sulmuan lojtarët duke krijuar panik tek fëmijët tanë.

“Përderisa po zhvilloheshin ndeshjet e basketbollit, për te cilin ne kishim udhëtuar i njëjti grup e godet mjetin e transportit qe ndodhej jashtë duke i dëmtuar te 4 gomat”, shkruan faqja zyrtare e Golden Eagle Yllit në Facebook.

Më tutje në këtë postim, KB Ylli ka shtuar disa pyetje: A është e garantuar siguria për lojtarët dhe tifozët tanë gjatë Final 8 të Kupës se Kosovës ne Basketboll?

“Duke e ditur qe kjo nuk është hera e parë që ndodhë (kujtoni rastin e FC Ballkanit ku sulmohen fëmijët) deri kur do të vazhdojë kjo dukuri e ulët e tinëzarë?”, shkruan KB Ylli.

“Shpresojmë qe këto te ndalen një herë e përgjithmonë nga dy anët, dhe bëjmë apel tek të gjitha organet kompetente që të merren masat e nevojshme te sigurisë për mbarëvajtjen sa më të mirë te Final 8 të Kupës se Kosovës në Basketboll”.