Finalja e Kupës së Kosovës, KB Ylli njofton se biletat dalin në shitje në Suharekë

14.02.2020

Dje në një ndeshje gjysmëfinale ndërmjet KB Golden Eagle Yllit dhe KB Bashkimit, klubi suharekas ka shënuar fitore me rezultat 79:69 (24:12, 14:23, 18:11, 23:23) për tu kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në basketboll. Po ashtu dje u zhvilluar edhe ndeshja gjysmëfinale ndërmjet KB Rahovecit dhe KB Pejës, ku pejanët kanë mundur rahovecianët […]

Finalja e Kupës së Kosovës, KB Ylli njofton se biletat dalin në shitje në Suharekë Foto: K.B. Golden Eagle Ylli

Dje në një ndeshje gjysmëfinale ndërmjet KB Golden Eagle Yllit dhe KB Bashkimit, klubi suharekas ka shënuar fitore me rezultat 79:69 (24:12, 14:23, 18:11, 23:23) për tu kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Po ashtu dje u zhvilluar edhe ndeshja gjysmëfinale ndërmjet KB Rahovecit dhe KB Pejës, ku pejanët kanë mundur rahovecianët me rezultat 82:90 (22:14, 17:21, 18:37, 18:25), duke u kualifikuar në finale, për tu ndeshur me KB Yllin.

Nesër zhvillohet finalja e madhe ndërmjet klubit basketbollistik, Golden Eagle Ylli dhe KB Pejës.

KB Ylli përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se ka shumë kërkesa për bileta për finalen e Kupës së Kosovës.

Po ashtu klubi suharekas ka bërë të ditur se biletat për këtë ndeshje që zhvillohet në Rahovec, biletat dalin në shitje në Suharekë.

Ndërsa sa i përket çmimit dhe vendin se ku shiten biletat, KB Ylli ka thënë se do të njoftoheni sot gjatë ditës.