Final 8 në Rahovec, sot zhvillohet ndeshja Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

Foto: KB Golden Eagle Ylli (Rexh Gashi)

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, në kuadër të “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja e parë do të fillojë nga ora 14:00, ku do të përballet AS Prishtina ndaj Dritës në kuadër të Ligës së Parë.

Ndërsa ndeshja e dytë e kësaj dite do të jetë ajo e Bashkimit ndaj Feronikelit me fillim prej orës 16:30.

Ndërkohë, ndeshja më interesante e ditës është ajo mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit prej orës 19:00.

E mërkurë, 12 shkurt
14:00 AS Prishtina – Drita (Kupa e Ligës së Parë)
16:30 Grupi B Bashkimi – Feronikeli
19:00 Grupi C Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

E enjte, 13 shkurt
14:00 Finalja e Ligës së Parë
16:30 Gjysmëfinalja e Parë
19:00 Gjysmëfinalja e Dytë

E shtunë, 15 shkurt
17:30 Finalja e Femrave
20:30 Finalja e Kupës së Kosovës