Fillon ndeshja Golden Eagle Ylli – Bashkimi, ky është formacioni startues i klubit suharekas

Foto: KB Golden Eagle Ylli

Ka filluar ndeshja gjysmëfinale mes KB Golden Eagle Yllit dhe KB Bashkimit në kuadër të Final 8.

Ndeshja është duke u zhvilluar në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec.

Formacioni startues i klubit suharekas është: 6 Bunjaku, 20 Everett, 15 Kuqi (C), 21 Zekiqi dhe 1 McKay.

Ndryshe KB Ylli kaloi në gjysmëfinale pasiqë e ka mposhtur Sigal Prishtinën në ndeshjen çerekfinale me rezultat 64:69.