Fetiu i KB Yllit: Atmosfera brenda klubit është shumë e mirë, shpresojmë në fitore ndaj Sigal Prishtinës

Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, në kuadër të “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja e parë veçse ka filluar nga ora 14:00, ku po përballet AS Prishtina ndaj Dritës në kuadër të Ligës së Parë.

Ndërsa ndeshja e dytë e kësaj dite do të jetë ajo e Bashkimit ndaj Feronikelit me fillim prej orës 16:30.

Ndërkohë, ndeshja më interesante e ditës është ajo mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit prej orës 19:00.

Para kësaj ndeshjes është dekalruar zevëndës trajneri i Yllit, Egzon Fetiu.

Ai për Gazetën Blic ka deklaruar që do të jetë një ndeshje e zjarrtë dhe se klubi nga Suahreka është shumë e përgatitur për këtë ndeshje.

“Atmosfera brenda klubit është shumë e mirë vetë fakti që i kemi fitu 6 ndeshje radhazi tregon që jemi në një seri shumë të mirë. Skuadra është e kompleutar dhe gjasat tona për rezultat pozitiv në këtë ndeshje janë të mëdha, mirëpo çdo gjë do të vendoset brenda ‘parketit’, atje ku skuadra më e mirë do të triumfojë” deklaroi, Fetiu.