Edhe tri ditë nga fillimi i Final 8, do të merr pjesë edhe Golden Eagle Ylli

08.02.2020

Për pesë ditë me radhë, Rahoveci do të jetë qytet i basketbollit, ku do të zhvillohen ndeshjet e “Oso Termosistem Final 8” të Kupës. Nga 11 deri më 15 shkurt priten ndeshje shumë interesante dhe atmosferë e jashtëzakonshme në palestrën “Mizahir Isma”. Një nga takimet me interes është edhe ajo ndërmjet Golden Eagle Ylli dhe […]

Edhe tri ditë nga fillimi i Final 8, do të merr pjesë edhe Golden Eagle Ylli Foto: Ilustrim

Për pesë ditë me radhë, Rahoveci do të jetë qytet i basketbollit, ku do të zhvillohen ndeshjet e “Oso Termosistem Final 8” të Kupës.

Nga 11 deri më 15 shkurt priten ndeshje shumë interesante dhe atmosferë e jashtëzakonshme në palestrën “Mizahir Isma”.

Një nga takimet me interes është edhe ajo ndërmjet Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtinës.

Kjo është hera e dytë radhazi që Final 8 zhvillohet në Rahovec, kurse në këtë edicion pritet të jetë edhe më spektakolar, derisa organizatorët besojnë se, do të jetë më i miri i organizuar deri më tani.

Përveç ndeshjeve interesante në parket, gjithashtu edhe tifozët pritet të mbushin palestrën në Rahovec për pesë ditë me radhë.