Edhe përkundër përpjekjeve, Ylli kthehet “duarthatë” në Suharekë

15.02.2020

Sot u zhvillua finalja e madhe e Kupës së Kosovës ndërmjet KB Golden Eagle Yllit dhe KB Pejës. Në një ndeshje me mjaft emocione e përkrahje, KB Ylli nuk arriti që të mposhtë Pejën. Ylli pësoi humbje nga Peja me rezultat 64:79 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Një lojë plot kthesa përfundoi me humbjen […]

Edhe përkundër përpjekjeve, Ylli kthehet “duarthatë” në Suharekë Foto: Ilustrim

Sot u zhvillua finalja e madhe e Kupës së Kosovës ndërmjet KB Golden Eagle Yllit dhe KB Pejës.

Në një ndeshje me mjaft emocione e përkrahje, KB Ylli nuk arriti që të mposhtë Pejën.

Ylli pësoi humbje nga Peja me rezultat 64:79 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Një lojë plot kthesa përfundoi me humbjen e Yllit në ndeshjen finale të kupës, pika më e lartë që ka arritur si klub.

Gjithçka bëhej mirë, por efikasiteti i klubit mungoi dhe fati nuk ishte me suharekasit sonte. Pa e përjashtuar edhe lojën e mirë të Pejës. Megjithatë kampionati mbetet sfida e radhës.

“Faleminderit XHEBRAILAVE për secilin decibel të zërit dhe dashurinë dhuruar klubit, duke na ndihmuar në fitoren e madhe ndaj Prishtinës dhe Bashkimit”, ka shkruar Ylli në Facebook.

Urime Pejës Kupën e Kosovës!