KB Golden Eagle Ylli

Edhe një lojtar tjetër do të mbrojë ngjyrat e KB Golden Eagle Yllit

Edhe pse Istogu dhe Suhareka kanë një largësi jo të vogël, Ardit Pepaj si duket po bën edhe një shtëpi të dytë në zemrat e suharekasve. Ai do të vazhdon të mbrojë ngjyrat e Golden Eagle Yllit edhe për një sezonë.

Ardit Pepaj, 19-vjeçari që dominon me gjatësinë e tij prej 195cm, ka shfrytëzuar gjithë kohën mes dy sezoneve të stërvitet dhe të premton një lojë të mirë sivjet.

“Qëllimi im është që me pasë paraqitje sa më të mira dhe ti ndihmojë klubit me u ngrit sa më lartë. Besoj fuqishëm që Golden Eagle YLLI do të jetë ekip edhe më i mirë se sa ishte sezonin e kaluar”, tha Pepaj pasi nënshkroi përsëri me Yllin.

Ai është shumë i kënaqur që vazhdon të luaj në Suharekë, pasi thotë se ka pasë një pritje të mrekullueshme.

“Jam shumë i kënaqur me Golden Eagle YLLIN pasi më kanë dhënë hapësirë dhe kanë qenë shumë korrekt. Edhe pritja që më është bërë ka qenë shumë e mirë”, foli i riu Pepaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.