Derbi KB Ylli – KB Bashkimi, ky është rezultati i pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale në mes KB Golden Eagle Ylli – Bashkimi.

Ndeshja është duke u zhvilluar në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Çereku i parë i këtij ballafaqimi përfundoi me rezultatin 24-12, por në çerekun e dytë KB Bashkimi u zgjua nga “gjumi” dhe ngushtoi epërsinë e Yllit në vetëm tre pikë.

Pjesa e parë e këtij dueli përfundoi me rezultatin 38-35 në favor të ekipit nga Suhareka.