🏀 Derbi i radhës në Superligë, Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ndeshjen e fundit e zhvilloi ndaj KB Rahovecit në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në këtë ndeshje KB Ylli shënoi fitore me rezultat 88:84 (16:23, 25:16, 21:21, 26:24).

Në palestrën e stërmbushur me tifozë dhe në një atmosferë të jashtëzakonshme, ndeshja ka qenë shumë interesante dhe me shumë kthesa.

Ndërsa sot përmes një njoftimi klubi suharekas, Golden Eagle Ylli ka bërë të ditur se të premten, më 7 shkurt 2020 do të zhvillohet ndeshja e radhës në kuadër të Superligës.

Klubi suharekas do të përballet ndaj Ponte Prizrenit me fillim prej orës 17:00.

Në këtë ndeshje KB Ylli do të jetë mysafire në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Kujtojmë se Golden Eagle Ylli tani ka 15 fitore dhe gjashtë humbje.