Basketbollisti i njohur largohet nga KB Golden Eagle Ylli, ja cilat janë arsyet

03.01.2020

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka njoftuar se ka nodhur një largim nga ky klub. KB Ylli përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se Altin Morina është larguar nga klubi për arsye “familjare”. Njoftimi i plotë i KB Golden Eagle Yllit: Altin Morina largohet nga Golden Eagle Ylli per arsye […]

Basketbollisti i njohur largohet nga KB Golden Eagle Ylli, ja cilat janë arsyet Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka njoftuar se ka nodhur një largim nga ky klub.

KB Ylli përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se Altin Morina është larguar nga klubi për arsye “familjare”.

Njoftimi i plotë i KB Golden Eagle Yllit:

Altin Morina largohet nga Golden Eagle Ylli per arsye “familjare”.

Klubi ynë e njofton Altinin qe njëherit kjo ishte mundësia e fundit që ne si klub i kemi dhënë atij për të veshur fanellën tonë. Ne i urojmë zgjidhje të problemeve “familjare” e personale.

Ne si klub asesi nuk jemi për pengimin e lojtarëve për të luajtur basketboll mirëpo kërkojmë që lojtarët të tregohen të sinqertë.

Ne i urojmë Altinit rikthim sa më të shpejtë në parkete duke shpresuar që ta gëzoj kontraten e re.