Anthony Adger përforcimi i ri i KB YLLIT për këtë sezonë

Anthony Adger përforcimi i ri i KB YLLIT për këtë sezonë

Anthony Adger është përforcimi i ri për këtë sezonë në klubin basketbollistik nga Suhareka, KB Golden Eagle YLLI.

Me një përformancë fantastike prej sezonës në sezonë, ngritjen e tij tash do ta bartë tek Golden Eagle YLLI. 

“Jam shumë i emocionuar që do të jem pjesë e Golden Eagle YLLIT dhe tashmë mezi po pres të vijë dhe të fillojmë me stërvitje. Po pres të kem përvojë interesante këtë vit në Kosovë dhe të shoqërohem me bashkëlojtarët për një lojë të fortë”, ka thënë Adger.

Anthony Adger njihet si një ndër basketbollistët më të mirë në klubin e KB YLLIT, pasi që ka karrierë mjaft të suksesshme.

RAPORTO