KB Ylli

Altin Morina rikthehet në ngjyrat e KB Golden Eagle Yllit

Skuadra nga Suhareka, KB Golden Eagle Ylli para disa dite ka paralajmëruar për disa përforcime të reja, ku sot është bërë zyrtarizimi i një përforcimi të ri.

Skuadra Suharekase, KB Ylli ka njoftuar se Altin Morina është rikthyer në ngjyrat e klubit, ku sot u bë zyrtarizimi i tij.

Altin Morina është prizrenasi që gjithmonë ka një vend në zemrat e tifozëve të KB Golden Eagle Yllit i cili nga sot u vesh me ngjyrat Verdhë e Zi.

“Me një përgatitje për t’ia pasur drojën kundërshtarët. Deportimet dhe gjuajtjet e tij do të bëjnë që rrjeta e koshit kundërshtar të lëvizë shpesh”, ka shkruar KB Golden Eagle Ylli në Facebook.

KB Ylli ka njoftuar se është gati për një sezon plot jetë në klub.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.