Arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Milano, ishte pjesë e një organizate kriminale
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Milano, pasi dyshohet se ishte pjesë e një organizate kriminale që kryente vjedhje në Itali.
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga operacioni i arrestimit të shtetasit K.N, i cili rezulton të jetë nga qyteti i Laçit.
Sipas informacioneve të bëra publike, 33-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos kishte lëshuar urdhër-arresti për të, nën akuzën e “vjedhjes” të kryer në rrethana rënduese dhe si pjesë e një organizate kriminale.
“Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi,” thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Autoritetet italiane dyshojnë se K.N ishte pjesë e një grupi kriminal të organizuar, i cili ishte i përfshirë në një sërë vjedhjesh të kryera në zonën e Milanos.