Aksident tragjik në Itali, vdes 44-vjeçari shqiptar

13.05.2024

Një 44-vjeçar shqiptar i identifikuar si Lorenc Koleci ka humbur jetën në Itali, pasi është përfshirë në një aksident tragjik, njoftojnë mediat vendase.

Aksident tragjik në Itali, vdes 44-vjeçari shqiptar Foto: Ilustrim

Ngjarja ka ndodhur në zonën Fermo, në sheshin e njohur si Ostilio Ricci, ku shqiptari ka qenë duke udhëtuar me një motor bashkë me një mik, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Për pasojë, ata kanë pësuar fraktura dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Anconas, por fatkeqësisht 44-vjeçari shqiptar nuk ka mundur të mbijetojë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.