Suharekë: Komuna ndan 3 mijë euro për ndërtimin e rrugëve lokale ne Sllapuzhan

Komuna e Suharekës ka shpallur tender për Lot 2 ndërtimin e rrugëve lokale në fshatin Sllapuzhan, ku çmimi për këtë tender është rreth 3 mijë euro.

Në dosjen e tenderit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se punët duhet të përfundojnë sipas dinamikës së përcaktuar nga njësia e kërkesës, më së largu brenda 30 ditë pune dhe sipas dinamikës së përcaktuar nga menaxheri i projektit PMK.

Këtë tender e ka fituar kompania “NBT-ING” SH.P.K e cila ka lidhur kontratë publike me Komunën e Suharekës e që çmimi total i punëve është: 3 mijë e 200 euro.

Në bazë të dosjes së tenderit punët pregaditore do të kushtojnë 60 euro, punët e dheut 139 euro e 50 cent, punët montuese 162 euro e 50 cent dhe mbistruktura e rrugës do të kushtojë 2 mijë e 838 euro.