Suharekë: Komuna ndan 220 mijë euro për renovimin dhe mirëmbajtjen e lapidarëve

13.11.2019

Komuna e Suharekës ka shpallur tender për renovimin dhe mirëmbajtjen e lapidarëve – faza e dytë, ku çmimi për këtë tender është rreth 220 mijë e 900 euro. Në dosjen e tenderit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se punët duhet të përfundojnë sipas dinamikës së përcaktuar nga njësia e kërkesës, më së largu brenda 150 […]

Suharekë: Komuna ndan 220 mijë euro për renovimin dhe mirëmbajtjen e lapidarëve Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka shpallur tender për renovimin dhe mirëmbajtjen e lapidarëve – faza e dytë, ku çmimi për këtë tender është rreth 220 mijë e 900 euro.

Në dosjen e tenderit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se punët duhet të përfundojnë sipas dinamikës së përcaktuar nga njësia e kërkesës, më së largu brenda 150 ditë pune dhe sipas dinamikës së përcaktuar nga menaxheri i projektit PMK.

Këtë tender e ka fituar kompania “NBT-ING” SH.P.K e cila ka lidhur kontratë publike me Komunën e Suharekës e që çmimi total i punëve është: 220 mijë e 919 euro e 50 cent.

Në bazë të dosjes së tenderit do të rinovohet dhe mirëmbahet parku i dëshmorëve në Suharekë e cila ka shumën prej 165 mijë e 210 euro e 50 cent si dhe lapidarët nëpër fshatra (Peqan, Budakovë dhe Bllacë) dhe qytet të cilat do të kushtojnë 55 mijë e 709 euro.