Suharekë: Komuna ndan 11 mijë euro për ndërtimin e parkut pranë sheshit Besim Ndreca

19.11.2019

Komuna e Suharekës ka shpallur tender për ndërtimin e parkut pranë sheshit Besim Ndreca, ku çmimi për këtë tender është rreth 11 mijë euro. Në dosjen e tenderit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se punët duhet të përfundojnë sipas dinamikës së përcaktuar nga njësia e kërkesës, më së largu brenda 30 ditë pune dhe sipas […]

Suharekë: Komuna ndan 11 mijë euro për ndërtimin e parkut pranë sheshit Besim Ndreca Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka shpallur tender për ndërtimin e parkut pranë sheshit Besim Ndreca, ku çmimi për këtë tender është rreth 11 mijë euro.

Në dosjen e tenderit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se punët duhet të përfundojnë sipas dinamikës së përcaktuar nga njësia e kërkesës, më së largu brenda 30 ditë pune dhe sipas dinamikës së përcaktuar nga menaxheri i projektit PMK.

Këtë tender e ka fituar Vehbi Mamaj B.I i cili ka lidhur kontratë publike me Komunën e Suharekës e që çmimi total i punëve është: 11 mijë e 390 euro.

Në bazë të dosjes së tenderit punët përgatitore do të kushtojnë 400 euro, punët e dheut 1 mijë e 110 euro, punët e zhavorit 890 euro, punët me elemente betoni 7 mijë e 65 euro, këndi i lodrave 1 mijë e 400 euro dhe punët e ndriçimit 525 euro.