Konkursi i “kurdisur” për punëtor teknik në shkollën “Shkëndija” në Suharekë

13.12.2019

Më datën 30 tetor 2019 Komuna e Suharekës konretisht Drejtoria e Arsimit në konkursin 05nr.1021 kishte shpallur edhe një vend të lire për një punëtor/e teknik për shkollën e mesme të ulët “Shkëndija”. Njëri ndër të interesuarit për vendin e punës Durim Gashi kishte shkuar të dorzonte dokumentacionin e duhur por sipas tij në Komunën […]

Konkursi i “kurdisur” për punëtor teknik në shkollën “Shkëndija” në Suharekë Foto: Ilustrim

Më datën 30 tetor 2019 Komuna e Suharekës konretisht Drejtoria e Arsimit në konkursin 05nr.1021 kishte shpallur edhe një vend të lire për një punëtor/e teknik për shkollën e mesme të ulët “Shkëndija”.

Njëri ndër të interesuarit për vendin e punës Durim Gashi kishte shkuar të dorzonte dokumentacionin e duhur por sipas tij në Komunën e Suharekës i ishte thënë se konkuron kot pasiqë është i përzgjedhur se kush do të fitojë vendin e punës, thotë Gashi.

Këtë ai e dëshmon me një mesazh që ka dërguar më datën 3 dhjetor në portalin Kallxo.com për të shprehur shqetësimin e tij, gjithsej 8 ditë para se Komuna e Suharekës të shpall listën përfundimtare.

Në mesazhin e tij dërguar në Kallxo.com ndër tjera ti thotë se “Më datën 5 dhjetor ne komunen e suharekes ka mu mbajt testi pranues per pun dhe une jam njeri prej tyre por si mundeni mem ndihmu se aty njeri prej aplikuesve eshte pranu ende pa u perfundu testi pranues dhe une deshta me raportu ne media e gjdo ku se ka polizitim ne ket konkurs, ai eshte xhevdet kuci suharek”.

Pas tetë ditësh saktësisht më datën 11 dhjetor 2019 në vendimin 05nr159 Drejtoria e Arsimit shpall listën përfundimtare të konkursit.

Në listën përfundimtare në bazë të pikëve të mbledhura me shkrim dhe me gojë për çudi emri i Xhevxhet Kuçi figuron me më së shumti pikë (174.6) çka edhe i siguron vendin e punës.

Informacioni që dikush tashmë ishte i pranuar në vendin e punës e ka habitur Gashin sa që më datën 10 dhjetor (1 ditë para shpalljes së listës përfundimtare) takohet edhe me Drejtorin e Arsimit, Remzi Bytyçi. Në një audio incizim të siguruar nga SuharekaOnline Gashi i thotë drejtorit se Xhevxhet Kuçi do të pranohet mirëpo drejtori thotë se nuk e njeh, e për tia sqaruar Gashi i tregon se është familjar i anëtarëve të AAK-së.