Komuna ndan 51 mijë euro për pastrimin e lumenjëve në këto fshatra të Suharekës

19.11.2019

Komuna e Suharekës ka shpallur tender për pastrimin dhe rregullimin e lumenjëve, ku çmimi për këtë tender është rreth 51 mijë euro. Pastrimi dhe rregullimi i lumenjëve do të bëhet në fshatrat si: Reqan, Mushtisht, Tërrnje, Gelancë, Semetisht, Leshan dhe Sopijë. Në dosjen e tenderit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se punët duhet të përfundojnë […]

Komuna ndan 51 mijë euro për pastrimin e lumenjëve në këto fshatra të Suharekës Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka shpallur tender për pastrimin dhe rregullimin e lumenjëve, ku çmimi për këtë tender është rreth 51 mijë euro.

Pastrimi dhe rregullimi i lumenjëve do të bëhet në fshatrat si: Reqan, Mushtisht, Tërrnje, Gelancë, Semetisht, Leshan dhe Sopijë.

Në dosjen e tenderit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se punët duhet të përfundojnë sipas dinamikës së përcaktuar nga njësia e kërkesës, më së largu brenda 150 ditë pune dhe sipas dinamikës së përcaktuar nga menaxheri i projektit PMK.

Këtë tender e ka fituar kompania “€ EURO-GROUP” SH.P.K e cila ka lidhur kontratë publike me Komunën e Suharekës e që çmimi total i punëve është: 51 mijë e 902 euro e 20 cent.

Në bazë të dosjes së tenderit punët përgatitore do të kushtojnë 400 euro, punët e dheut 1 mijë e 110 euro, punët e zhavorit 890 euro, punët me elemente betoni 7 mijë e 65 euro, këndi i lodrave 1 mijë e 400 euro dhe punët e ndriçimit 525 euro.

Po ashtu në dosje të tenderit shihet se në përshkrimin e çmimeve përkatësisht në pastrimin e terenit thuhet se:
2.1 Prerja dhe largimi i vegjetacioneve përgjatë brezit të shtratit të lumi si dhe prerja e drunjëve me diametër deri 50 cm si dhe largimi i tyre në deponinë ku e cakton organi mbikqyrës;
2.2 Largimi i rrethojave, mbetjeve inerte, mbetjeve urbane përgjatë brigjeve të shtratit të lumit si dhe largimi i tyre në deponinë ku e cakton organi mbikqyrës;
2.3 Largimi i Aluvioneve të deponuara përgjatë shtratit të lumit;
2.4 Pastrimi dhe largimi i vegjetacioneve përgjatë brigjeve të shtratit të lumit dhe;
2.5 Pastrimi dhe hapja e prrockave, rrëkejve dhe degëve të cilat derdhen në këtë lum me gjashtësi 100 metra nga derdhja.

Në bazë të dosjes së tenderit punët paraprake në teren do të kushtojnë 4 mijë e 967 euro e 80 cent, pastrimi i terenit 3 mijë e 543 euro e 72 cent si dhe punët tokësore 43 mijë e 390 euro e 68 cent.