12 mijë euro për mirëmbajtje dhe furnizim të paisjeve për ngrohje qëndrore

20.11.2019

Komuna e Suharekës ka shpallur tender për mirëmbajtje, furnizim dhe servisimin e paisjeve të ngrohjes qëndrore për shkollat fillore dhe të mesme për vitin shkollor 2019/20. Kontrata publike kornizë do të implementohet me “vendosjen e porosive” apo thirrje. P.sh. Kurdo që Autoriteti Kontraktues, tenton të blejë shërbime në bazë të kësaj kontrate publike kornizë, duhet […]

12 mijë euro për mirëmbajtje dhe furnizim të paisjeve për ngrohje qëndrore Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka shpallur tender për mirëmbajtje, furnizim dhe servisimin e paisjeve të ngrohjes qëndrore për shkollat fillore dhe të mesme për vitin shkollor 2019/20.

Kontrata publike kornizë do të implementohet me “vendosjen e porosive” apo thirrje. P.sh. Kurdo që Autoriteti Kontraktues, tenton të blejë shërbime në bazë të kësaj kontrate publike kornizë, duhet që të dërgojë “porosinë” tek ofruesi i shërbimeve, duke specifikuar listën me shërbimet dhe sasitë e tyre përkatëse.

Në dosjen e tenderit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se afati kohor për kryerje të shërbimeve do të jetë 1 ditë (24h) nga koha e lëshimit të urdhër blerjes nga ana e Autoritetit Kontraktues, ku vendi i kryerjes së shërbimeve do të jetë Komuna e Suharekës sipas kërkesave që ka njësia e kërkesës.

Këtë tender e ka fituar EKOTERMIKA SH.P.K e cila ka lidhur kontratë publike me Komunën e Suharekës e që çmimi total i punëve është: 12 mijë e 993 euro e 10 cent.