Komuna kishte planifikuar 45 mijë euro për fasadën që u shemb!

23.12.2019

Të shtunën nga erërat që kanë prekur Komunën e Suharekës është shembur fasada e një objekti banesor në Suharekë, konkretisht objektit në sheshin “Fadil Vata”. Sipas shefit të Insepksionit në Komunën e Suharekës, ky objekt ishte fasaduar para dy viteve kur kryetar i Komunës së Suharekës ishte Sali Asllanaj. Në një hulumtim të SuharekaOnline del […]

Komuna kishte planifikuar 45 mijë euro për fasadën që u shemb! Foto: Ilustrim

Të shtunën nga erërat që kanë prekur Komunën e Suharekës është shembur fasada e një objekti banesor në Suharekë, konkretisht objektit në sheshin “Fadil Vata”.

Sipas shefit të Insepksionit në Komunën e Suharekës, ky objekt ishte fasaduar para dy viteve kur kryetar i Komunës së Suharekës ishte Sali Asllanaj.

Në një hulumtim të SuharekaOnline del që në vitin 2017 Komuna e Suharekës vetëm për fasadimin e këtij objekti kishte planifikuar hiq më pak se 45,000.00 euro.

Në thirrjen e Komunës për tenderim thuhej:
“Komuna e Suharekës është në vazhdën e investimeve kapitale. Ndër të tjera investimi investimi në projektin kapital: “Fasadimi i objekteve për banim kolektiv” është në fazën e fillimit të implementimit të projektit dhe lind nevoja e fillimit të procedurave të prokurimit të këtij projekti. Ky projekt kapital është në listën e planifikimit të projekteve kapitale për vitin 2017 do të ekzekutohen në këtë vit. Me këtë projekt parashihet të bëhet fasadimi i objektit të banimit kolektiv te Sheshi Fadil Vata dhe hyn në linjën e projekteve Efiqiente të Energjisë dhe prek nevojat e mjedisit përrreth.”

Sipas dosjës së tenderit operatori ekonomik ishte i obliguar që brenda 60 dite të përfundonte fasadimin e objektit dhe se siguria e tenderit ishte 120 ditë.

Më 6 qershor 2017 Komuna e Suharekës kishte shpërblyer me kontratë ofertuesin më të lirë dhe fitues të tenderit kompaninë nga Prishtina me çmimin 26.918,60 euro.