Komuna e Suharekës ndan 7 mijë euro për ndërtimin e palestrës sportive në Studençan

20.11.2019

Komuna e Suharekës ka shpallur tender për ndërtimin e palestrës sportive në fshatin Studençan – Faza finale, ku çmimi për këtë tender është rreth 7 mijë euro. Në dosjen e tenderit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se kontrata fillon me datën e nënshkrimit dhe duhet të përfundojë në afat prej 20 ditësh ndërsa vendi i […]

Komuna e Suharekës ndan 7 mijë euro për ndërtimin e palestrës sportive në Studençan Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka shpallur tender për ndërtimin e palestrës sportive në fshatin Studençan – Faza finale, ku çmimi për këtë tender është rreth 7 mijë euro.

Në dosjen e tenderit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se kontrata fillon me datën e nënshkrimit dhe duhet të përfundojë në afat prej 20 ditësh ndërsa vendi i kryerjes së punimeve do të bëhet në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët në fshatin Studençan.

Këtë tender e ka fituar “AM GROUP” SH.P.K e cila ka lidhur kontratë publike me Komunën e Suharekës e që çmimi total i punëve është: 7 mijë e 95 euro.

Në bazë të dosjes së tenderit punët pregaditore do të kushtojnë 300 euro, punët e dheut 600 euro si dhe mbistruktura e rrugës do të kushtojë 6 mijë e 195 euro.