[DOKUMENT] Suhareka ndan afër 150 mijë euro për 16 vend-pritjet moderne për autobus

07.11.2019

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në fushatën e tij tashmë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kishte premtuar edhe ndërtimin e vend-pritjeve moderne për autobus. Në dosjen e tenderit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se për 16 sosh Komuna e Suharekës ka nënshkruar kontratë me grupin e operatorëve ekonomik A&T dhe SELMANS NETWORK […]

[DOKUMENT] Suhareka ndan afër 150 mijë euro për 16 vend-pritjet moderne për autobus Foto: Ilustrim

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në fushatën e tij tashmë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kishte premtuar edhe ndërtimin e vend-pritjeve moderne për autobus.

Në dosjen e tenderit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se për 16 sosh Komuna e Suharekës ka nënshkruar kontratë me grupin e operatorëve ekonomik A&T dhe SELMANS NETWORK në vlerë prej 148,330.35 euro.

Në tender kanë konkuruar dy operator ekonomik N.P.T. “Bamirs” me çmimin prej 149,934.00 euro dhe grupi i operatorëve A&T – SELMANS NETWORK me çmimin 148,330.35 euro.

Në bazë të dosjes së tenderit vend-pritjet do të kenë paisjet që tregojnë kohen e pritjes për autobusin e ardhshëm, ekran digjital që jep informacione dhe shërbime, hartë të zonës përreth, ekran digjital për reklamim.