[DOKUMENT] Suhareka fiton 50.000 euro nga MAPL për krijimin e parqeve

14.06.2019

Komuna e Suharekës me Kryetarin, Bali Muharremaj, po vazhdon të nderohet me mirënjohje e me financim për punët që po i kryen me sukses. Sot Komuna e Suharekës ka fituar 50.000 euro nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për krijimin e paraqeve të reja nga marrëveshja për bashkëfinancim. Siç bëhet ditur, nga vetë […]

[DOKUMENT] Suhareka fiton 50.000 euro nga MAPL për krijimin e parqeve Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës me Kryetarin, Bali Muharremaj, po vazhdon të nderohet me mirënjohje e me financim për punët që po i kryen me sukses.

Sot Komuna e Suharekës ka fituar 50.000 euro nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për krijimin e paraqeve të reja nga marrëveshja për bashkëfinancim.

Siç bëhet ditur, nga vetë Kryetari i Komunës, z.Muharremaj, kjo ministri e ka nderuar me një financim prej 50.000 euro për punën dhe angazhimin serioz të Komunës për një ambient sa më të mirë.

“50.000 euro nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i kemi fituar për krijimin e parqeve të reja nga marrëveshja për bashkëfinancim”, shkruan Muharremaj në Facebook.

Kjo marrëveshje për bashkëfinancim për krijimin e parqeve pritet të realizohet në këtë vit.

Kjo marrëveshje është realizuar si rezultat i performancës së Komunës së Suharekës.

Po ashtu ai më tutje ka shkruar se: “Puna dhe angazhimi serioz vazhdon në Komunën e Suharekës”.