Cult Hulumtime

[DOKUMENT] Muharremaj kërkon ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës brenda 90 ditëve

Në fund të muajit maj të këtij viti kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kishte vendosur të shkëpuste kontratën për projektin “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës Ukë Bytyçi” si rezultat i mosrespektimit së afateve kohore nga ana e operatorit ekonomik dhe shkeljeve të kushteve të kontratës.

Sipas zyrës së kryetarit deri te shkëputja e kontratës kishte ardhur edhe përkundër insistimit të Komunës së Suharekës, që ky projekt të realizohet, nuk ishte treguar gatishmëri nga ana e operatorit ekonomik sipas kërkesave të autoritetit kontraktues.

Në ditën kur edhe kishte vendosur që të shkëpuste kryetari Muharremaj kishte njoftuar se Komuna e Suharekës do të ndërmerr të gjitha masaj ligjore dhe do të vazhdoj me procedura të reja për këtë projekt, në mënyrë që i njëjti të realizohet në afatin sa më të shpejtë të mundshëm.

Madje në një konferencë për media të mbajtur më datën 5 korrik Muharremaj është zotuar që pjesa e vrazhdë e ndërtimeve të shtëpisë së kulturës do të jetë e gatshme jo më larg se në muajin nëntor të këtij viti.

Më datën 10 korrik në bazë të procedurave tenderuese N.N.SH “TOP PROJEKT” nga Prishtina dhe Komuna e Suharekës kanë lidhur kontratë për “Ndërtimin e shtëpisë së Kulturës, Ukë Bytyçi-Faza e I-rë”. Sipas kërkesës së Komunës së Suharekës në këtë kontratë punët duhet të përfundojnë jo më shumë se 90 ditë sipas dinamikës së punës.

Sipas kontratës çmimi total i punëve duhet të jetë 747,891.00 EURO.

Kujtojmë se kontrata për ndërtimin e shtëpisë së Kulturës në Suharekë ishte bërë më 17 tetor 2017, mes ish-kryetarit Sali Asllanaj dhe operatorëve ekonomikë “NNSH A&B Construction dhe NNT ABC”.

Kryetari i atëhershëm i komunës së Suharekës z. Sali asllanaj kishte nënshkruar kontratën për ndërtimin e shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyçi” me grupin e Operatorëve Ekonomik NNSH A&B CONSTRUCTION & NNT ABC me seli në Suharekë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.