Tenderi 700 mijë euro për rrugën Sopijë-Shirokë, Komuna nuk shpërblen ofertuesin më të lirë

Në shtator të këtij viti ishin bërë shumë polemika me tenderin për ndërtimin e sheshit në Suharekë të cilin e ka fituar kompania “Hidroterm”, e në të dhënat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, me pronësi të Blerim Kuçi nga AAK, parti kjo e cila udhëheq me Suharekën.

Kontrata e cila edhe është nënshkruar më 19 shtator të këtij viti, kap vlerën e 1.7 milion eurove, të cilat do të jenë investim i komunës me Ministrinë e Infrastrukturës.

Madje kompania Hidroterm nuk ishte edhe ofertuesi më i lirë, por megjithatë ishte shpërblyer me tender.

Edhe në tenderin për ndërtimin e rrugës Sopijë-Shirokë Komuna e Suharekës ka shpërblyer me tender grupin e operatorëve N.P.T.   Bamirs & Rahovica Comerce SH.P.K në vlerë prej 699.966,00 euro.

Në dosjen e tenderit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se në tender kishin ofertuar 10 operator prej të cilëve 4 kanë ofertuar me çmim më të lirë se kompania fituese.

LEXO EDHE:  Si pritet të ndikojë rishikimi i buxhetit të shtetit për 2020 në projektet kapitale të MI-së

Sipas kontratës tashmë të nënshkruar operatori ekonomik është i obliguar që punët ti përfundojë brenda 300 ditëve të punës duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës më 12 dhjetor 2019.

Operatorët që kanë ofertuar çmimin më të lirë janë njoftuar se oferta e tyre është refuzuar me arsyetimet:
“Ju mungon deshmia per sigurimin e tenderit siq eshte kerkuar me FDT dhe nuk keni ofruar deshmi per piken”, ” Ju mungon deshmia per  Stafin profesional siq eshte kerkuar me FDT dhe po ashtu ju mungojne deshmite e kerkuara me FDT  per pajisje dhe qarkullimi bankar”,” – Librezat kopje të pajisjeve ose Dokumentin doganor, kontratat faturat e blerjes së pajisjeve apo marëveshjet për shfrytëzimin e pajisjeve. Ne rastet kur OE ofron kontrata fatura te blerjes se pajisjeve apo mareveshjeve per shfrytezimin e tyre, pajisjet duhet te deshmohen me kopjen e librezave ose dokumentin doganor (DUD)”.