Thaçi para Gjykatës Speciale: Kërkoj të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës
Ka nisur seanca ndaj ish-drejtuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçit, ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut
Gjykata Speciale në njoftimin që ka bërë për aktakuzën e re të konfirmuar kundër ish-drejtuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçit, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut, ka treguar edhe kohën se kur do të paraqiten të njëjtit para gjykatës në Hagë.
Seanca ndaj Thaçit, Kilajt, Smakajt dhe Fazliut ka filluar të mbahet sot 8 dhjetor duke filluar nga ora 09:30.
Gjatë përgjigjes së tij në pyetjet e Gjykatës nëse e ka kuptuar se për çka akuzohet ish-presidenti, Hashim Thaçi ka kërkuar që të zbatohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, duke shtuar se nuk ka mundur ti lexojë të gjitha pretendtimet e gjykatës.
“Krejt paparitmas para dy-tri ditësh u njoftova për akuzën e re nga ZPS. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, unë nuk paraqes rrezik për askënd, prandaj kërkoj edhe sot, unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, kërkojë edhe sot nga të gjithë kudo që jemi ulur, në secilën anë apo në çfarëdo unifrome që jemi në këtë sallë, të respektohet Kushtetua e Kosovës sepse Dhomat e Specializuar janë produkt i Kushtetutës së Kosovës.” ka thënë Thaçi.
Pas një pauze disa minutëshe në përgjigjen e tij Thaçi është përgjigjur se i ka kuptuar akuzat për të cilat ngarkohet.