Prokurori i Pjetër Shalës, kalon te rasti “Thaçi dhe të tjerët”

para 18 dite

Në krye të seancës së sotme në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në procesin që po zhvillohet ndaj katërshes Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, Prokuroria është përforcuar edhe me një anëtar tjetër.

Prokurori i Pjetër Shalës, kalon te rasti “Thaçi dhe të tjerët” Foto: Ilustrim

Ekipit që e udhëheq prokurorja kryesore Clare Lawson, i është shtuar edhe Filippo de Minicis, i cili deri tani ka kryesuar çështjen e ZPS-së kundër Pjetër Shalës (i dënuar me 18 vjet burgim në shkallë të parë), njofton Klankosova.tv.

Dëshmitari i parë te “Thaçi dhe të tjerët” të cilin po e merr në pyetje De Minicis, është Halim Berisha, i cili kërkoi t’i hiqen masat mbrojtëse të vendosura më parë – me kërkesë të prokurorisë dhe të fliste publikisht.