Gjykata Speciale konfirmon aktakuzën për pengim të drejtësisë kundër Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Kilajt e Smakajt

para 46 dite

Një tjetër goditje për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjykata Speciale konfirmon aktakuzën për pengim të drejtësisë kundër Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Kilajt e Smakajt

Gjykata Speciale e Hagës ka konfirmuar aktakuzën e re ndaj tij dhe katër bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, duke i akuzuar për përpjekje për të ndikuar në dëshmitarët e procesit gjyqësor kundër tij.

Akuzat e reja

Sipas aktakuzës së konfirmuar, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi akuzohen se kanë bashkëpunuar për të ndikuar në dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), të cilët po dëshmonin në gjykimin për krime lufte kundër Thaçit dhe të tjerëve.

Aktakuza detajon se Thaçi, gjatë vizitave në paraburgim, u ka dhënë informacione konfidenciale të mbledhura nga procesi gjyqëso Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit, me qëllim që ata të ndikonin në dëshmitarët për të ndryshuar dëshmitë e tyre.

Në bazë të kësaj aktakuze, Smakaj, Fazliu dhe Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor në Kosovë dhe u transferuan në paraburgimin e Dhomave të Specializuara. Ndërsa, Thaçi, i cili tashmë ndodhej në paraburgim, u njoftua për akuzat e reja dhe iu dorëzua fletarrestimi. Hajredin Kuçi, ish-ministër i Drejtësisë, i është lëshuar fletëthirrje për t’u paraqitur para Gjykatës.

Arrestimet e Smakaj, Fazliu dhe Kilaj u kryen me mbështetjen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Këto akuza të reja përfaqësojnë një sfidë të re për procesin gjyqësor kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Ato tregojnë se prokuroria po heton në mënyrë aktive çdo përpjekje për të ndikuar në drejtësi dhe për të penguar zbulimin e të vërtetës për krimet e së kaluarës.

Etiketat

Ofertat e fundit