Gjykata lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj njërit të akuzuar për mashtrim me “Call Center”

11.03.2024

Ndaj të akuzuarit Admir Kodra, Gjykata Themelore në Prishtinë lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për sigurimin e prezencës së tij në gjykimin, ku përveç të njëjtit për mashtrim me “Call Center” po akuzohen edhe nëntë të tjerë.

Gjykata lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj njërit të akuzuar për mashtrim me “Call Center” Foto: Policia e Kosovës

“Gjykata për Admir Kodrën lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar”, tha gjykatësi i rastit Arben Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas gjykatësi Hoti, ka pasur tentime që të sigurohet fillimisht prezenca e të akuzuarit Kodra brenda shtetit, mirëpo deri me tani kanë dështuar.

Kurse, ndaj të akuzuarit Albin Sokoli gjykata lëshoj urdhëresë për sjellje me detyrim për seancës e radhës.

Për të akuzuarin Sokoli paraprakisht, avokati Arbër Guta tha se për shkaqe shëndetësore të djalit të tij nuk ka mundur të prezantoi në gjykim, mirëpo gjykatësi Hoti tha se kjo sjellje e të akuzuarit Sokoli po duket e qëllimshme, andaj tha se lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim.

Ndryshe, në shqyrtimi fillestar të 4 tetor 2023 ishte veçuar procedura ndaj të akuzuarit Korab Bajraj Bajra për shkak të gjendjes shëndetësore të tij.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 15 gusht 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve: Admir Kodra, Fatmir Gërguri, Korab Bajraj, Hakif Krasniqi, Ekrem Zuçaku, Albion Sokoli, Qëndrim Kelmendi, Haxhere Berisha, Leotrim Bukoshi dhe Lumbardh Bukoshi. Ata ngarkohen se kanë vepruar si qendër e thirrjeve, e paregjistruar, përmes së cilës kanë mashtruar të dëmtuarit, duke përfituar dobi pasurore në vlerë prej së paku 128 mijë e 328 euro.