Dëshmitari i radhës në Speciale, ish-pjesëtar i njësitit “Lumi”

para 4 dite

Ahmet Rrahmanaj është dëshmitari i 93-të në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.

Dëshmitari i radhës në Speciale, ish-pjesëtar i njësitit “Lumi” Foto: Ilustrim

Rrahmanaj ka qenë pjesë e policisë ushtarake të njësitit “Lumi”. Në dëshminë e tij, ai do të flasë për mënyrën se si ishte e organizuar kjo njësi dhe për personat që ZPS-ja pretendon se janë ndaluar në zonën e Malishevës.

“ZPS thirri dëshmitarin e radhës këtë mëngjes. Ky është Ahmet Rrahmanaj, i cili sipas ZPSsë, në periudhën përkatëse ka qenë pjesëtar i policisë ushtarake të UÇK-së të njësitit “Lumi”.