Gjermani, të dielën kryeministri Kurti do të takojë mërgatën në Frankfurt

para 36 dite

Kurti, bashkë me Donika Gërvallen do të takohen me bashkatdhetarë në Frankfurt dhe rrethinë

Gjermani, të dielën kryeministri Kurti do të takojë mërgatën në Frankfurt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën, ku kësaj radhe ai do të udhëtojë drejt Gjermanisë.

Këtë e ka bërë të ditur Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Frankfurt.

Postimi i plotë:
Të dashur bashkatdhetarë në Frankfurt dhe rrethinë,
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në takimin me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla,.

LEXO EDHE:  Kurti dhe Reshitaj në Zvicër: "Mërgata, një vlerë e shtuar për Kosovën"

Në këtë takim do të diskutohet për çështjet që ndërlidhen me mërgatën duke përfshirë organizimin kulturor, mësimin në gjuhën shqipe, regjistrimin e mërgatës, bashkëpunimin ekonomik dhe investimet në Kosovë.
Data: 10 nëntor 2024
Ora: 13:30
Vendi: Hanauer Landstraße 188,
60314 Frankfurt am Main
Ju mirëpresim!

Etiketat